5 views 4 min 0 Comment

Ziberi: Liria e çdokujt zgjatet deri atje ku nuk pengohet liria e tjetrit

- 01/11/2023

Për platformën #Depolarizohu, pjesë e projektit “Përmes depolarizimit deri në institucione demokratike, stabile, inkluzive: kontribut i shoqërisë civile”, Instituti për Media dhe Analitikë IMA bisedoi  me Avokatin e Popullit, z. Naser Ziberi.

Pas pjesës së parë kushtuar aktiviteteve të institucioneve në negociatat për anëtarësim në BE lidhur me funksionimin e institucioneve demokratike, sundimit të së drejtës, drejtësisë administrative dhe bashkëpunimit ndërsektorial, në pjesën e dytë të intervistës biseduam për ankesat për korrupsion, rastin e Onkologjisë dhe problemet e pacientëve me sëmundje të rralla, format më të shpeshta të diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes dhe aktivitetet e Avokatit të Popullit për t’i adresuar këto probleme.

Ziberi: Rasti i Onkologjisë është më dramatik, shpresoj të merr epilog gjyqësor

IMA: Sa ankesa për korrupsion arrijnë prej qytetarëve dhe si vepron avokati i popullit në raste të tilla? Kishim rastin e fundit të skandalit me Klinikën e Onkologjisë. Në projektin tonë Depolarizohu, po ashtu arrijnë shumë ankesa të qytetarëve të cilët kanë sëmundje të rralla. Si veproni në këtë rast?

Ziberi: Në këtë kuptim, Avokati i Popullit vepron në dimensionin e mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve në lëminë e mbrojtjes shëndetësorë. Sfera e anti-korrupsionit është sferë e një institucionit tjetër, është fakt se edhe te ne drejtohen. Dhe ne të gjitha ato parashtresa dhe ankesa ia drejtojmë për kompetencë organit kompetent, pra, Komisionit për prevenim dhe mbrojtje nga diskriminimi (Korrupsioni v.j). Brenda këtyre tetë muajve, tanimë jemi në muajin e nëntë, kemi pasur 8 parashtresa, pra, qytetarët janë kryesisht të informuar se institucioni të cilit duhet t’i drejtohen është Komisioni për Anti-korrupsion. Por, edhe ata që vijnë, ne i drejtojmë atje.

Sa i përket pjesës së dytë të problemit, po, ne kemi ngritur disa iniciativa, dhe jam i detyruar të them se nuk jemi të kënaqur me bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë. Shpresoj që ministri aktual ka filluar të japë një impuls të ri në këtë drejtim dhe pres që t’i mbajë premtimet e bëra që nga emërimi i tij. Dhe, ne kemi pasur iniciativë për ngritjen e çështjes së zgjerimit të listës pozitive të barnave, të cilat nuk janë azhurnuar 10 vite të tëra. Ndërkohë kanë dalë medikamente dhe barna, të cilat janë shumëfish më efikas sesa ata ekzistues, ndërsa qytetarët detyrohen që t’i paguajnë. Pra, duhet një rifreskim i kësaj liste, përgjigjja e ministrit është se plotësisht është dakord me ne dhe se të njëjtën do të ia dërgojë komisionit përkatës, sepse ekziston komision i posaçëm për këtë, por vizën kryesore duhet ta japë Qeveria, sepse implikimet financiare shkojnë përmes Buxhetit dhe Fondit për Sigurim Shëndetësor.

Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.