17 views 4 min 0 Comment

Stojkovski në “Poligraf”: Me Rusinë kemi bashkëpunim real të ulët, por ajo ka prani të madhe në diskursin publik

- 28/03/2024

Cilat janë burimet e ndikimeve të huaja dhe dezinformatave në vend dhe cili është qëllimi i tyre? Për këto pyetje, “Poligraf” bisedoi me Andreja Stojkovskin, drejtor ekzekutiv i Institutit Prespa.

Poligraf: Kur flasim për dezinformatat dhe ndikimet që vijnë në vend nga jashtë, ato ishin veçanërisht të dukshme ose duken në kohën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, “propozimit francez” por edhe të ndryshimeve kushtetuese. Cilat janë burimet e këtyre dezinformatave dhe cili është qëllimi i tyre?

Stojkovski: Qëllimi, ndoshta nëse ata që ndajnë lajme të tilla duan realizojnë ndonjë ndikim, ose ta drejtojnë diskursin publik drejt një kuptimi të caktuar ose drejt një teme të caktuar, drejt një mënyre të caktuar të zhvillimit të diskursit – është të ndikojnë në rrjedhat politike dhe proceset demokratike brenda shtetit. Dhe, treguat saktë tre momente, në të cilat vërehet dukshëm se si paraqitet shpërndarja e një propagande të caktuar apo komunikimi të synuar për realizimin e një ndikimi të caktuar.

Instituti Prespa vëzhgon 64 vende, i monitorojmë në periudhën nga viti 2000 e këndej, ndjekim 48 tregues, 20 variabla. Dy prej këtyre variablave janë mediat, do të thotë diskursi publik në mediat zyrtare, tradicionale dhe diskursi publik në mediat sociale. Ajo që arritëm të vëmë re kur flasim për disa nga shtetet që përpiqen të ushtrojnë ndikim përmes pjesëmarrjes në diskursin publik, është se bashkëpunimi real ndërmjet shtetit tonë dhe këtyre shteteve është në një nivel shumë të ulët, shumë bazik.

Për shembull, të marrim Rusinë. Nëse e shohim bashkëpunimin ekonomik, Rusia është diku partneri i 21-të ose të 22-të tregtar. Vërtetë,  në botë ka 200 vende, por ne nuk bashkëpunojmë ekonomikisht me të gjitha. Kështu që, vëllimi i bashkëpunimit që kemi me Rusinë në këtë nivel, partneri i 21-të apo i 22-të tregtar, është vërtet shumë i ulët. Dy partnerët e parë tregtarë të vendit tonë janë Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, dhe bashkëpunimi me këto vende arrin në rreth një miliard e treqind ose një miliardë e katërqind milionë, do të thotë diku rreth 13 ose 14% secili prej këtyre dy vendeve nga bruto prodhimi vendor i ynë.

Dhe tani, nëse kemi parasysh që bashkëpunimi me Rusinë është vetëm në pjesën e energjetikës, nuk ka investime të huaja nga Rusia, nuk ka prurje të devizave sepse nuk ka diasporë tonë që funksionon e jeton në Rusi, nuk ka bashkëpunim politik, ka shumë pak bashkëpunim kulturor, momenti i kyçjes në diskursin publik, qoftë në mediat tradicionale apo sociale, krijon veçanërisht një imazh se sa lart po ngjitet Rusia në praninë e saj.

Dhe, arritëm të vërejmë se kjo identifikohet në periudhën e vitit 2013, kur Rusia është në nivelin më të lartë, më pas në vitin 2009 hyn në top 10 vendet sipas pranisë, në vitin 2016 largohet, pra paralelisht me krizën e fundit politike dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2016. Në 2018-2019, në periudhën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës dhe zbatimit të ndryshimeve kushtetuese, ajo rikthehet në top 10 vendet, për shkak se e rrit praninë e saj në kuadër të diskursit publik.

Intervistoi: Era Gjakova

Comments are closed.