Georgievski në “Poligraf”: Përhapja e dezinformatave është lehtësuar tmerrësisht, pres nga mediat të verifikojnë çdo gjë që botojnë

Çfarë mund të bëjnë mediat dhe gazetarët për t’u ballafaquar më mirë me ndikimet e huaja malinje dhe dezinformatat? Për këtë çështje, në Poligraf biseduam me Dejan Georgievskin nga Qendra për Zhvillimin e Mediave, e cila së fundi ka promovuar “Doracakun për verifikimin e dezinformatave dhe manipulimeve mediatike”.

“Poligraf”: Cilat media botuan fotografi të gabuar për të dyshuar për vrasjen e vogëlushes Danka?

Edhe për rastin me vrasjen e vogëlushes Danka në Serbi, më tepër media në vend dhe rajon botuan shumë spekulime dhe informacione të gabuara. Për shembull, më 4 prill 2024, disa media në vend botuan tituj se mediat në Serbi kanë botuar fotografi të të dyshuarve për vrasjen e Dankës. Agjencia “Makfaks” publikoi tekst për “vrasësin e dytë […]

Mesazhe të fuqishme të euroambasadorit Gir për mbrojtje të verifikuesve të fakteve

Në konferencën rajonale në Shkup me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve, përveç organizatave që veprojnë në këtë fushë, morën pjesë edhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, institucioneve dhe mediave nga vendi dhe rajoni. Në fjalimin e tij,  Ambasadori i BE në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir, theksoi se verifikuesit e fakteve duhet të […]

Saraçini: Mediat dhe verifikuesit e fakteve të luftojnë së bashku kundër dezinformatave

Në Ditën Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve, 2 Prill, në Shkup u mbajt konferenca rajonale “Mbrojtja e Demokracisë në Ballkan: Mbrojtja e Integritetit të Informacionit në Epokën Digjitale”, e organizuar nga Rrjeti Ballkanik për Luftën kundër Dezinformatave, ku morën pjesë ekspertë nga rajoni dhe BE që merren me verifikimin e fakteve dhe luftimin e dezinformatave, gazetarë, […]

“Poligraf”: Kush dezinformoi se sulmuesit në Moskë ishin ukrainas?

Edhe për sulmin e fundit terrorist në Moskë, disa media në vend vazhduan të transmetojnë në mënyrë jokritike pretendime të pabaza dhe dezinformata nga propagandistët rusë. Më 23 mars 2024, portalet Lokalno dhe Antropol raportuan në titull se sulmuesit në Moskë ishin ukrainas, duke transmetuar pohimet e propagandistes ruse Margarita Simonian. “Sulmuesit nuk janë nga ISIS, ata janë ukrainas”, […]

“Poligraf”: Dezinformatë është se Ministria e Drejtësisë ende nuk ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e Palevskit

Mediat shpesh vijnë në pozitë të përhapin dezinformata me transmetimin jokritik të deklaratave të pavërtetuara të liderëve të partive. Rast i tillë është intervista e “Fokus”-it me kryetarin e ri të partisë “E Djathta” (Desna), Toni Aleksovski, e botuar më 26 mars 2024. Ai në intervistë bën pohime të pasakta për ekstradimin nga Turqia të të dyshuarit […]