526 views 2 min 0 Comment

Poligraf: Portale dezinformuan se LSDM “i zhvendosi negociatat për emrin me Greqinë nga OKB-ja në BE”

- 28/10/2023

Më 17.03.2023, portali Republika publikoi titullin “Ngjashëm me kontestin e emrit kur erdhi LSDM: Ish-pushteti serb i zhvendosi negociatat për Kosovën nga OKB-ja në BE”. Në tekst pretendohet: “Ngjashëm bëri edhe LSDM kur erdhi në pushtet në vitin 2016. I zhvendosi negociatat për emrin me Greqinë nga OKB në BE, ku Maqedonia ishte në pozitë të pabarabartë”.Të njëjtin lajm e publikoi edhe portali “PressingTV” më 18.03.2023 me titullin “A tingëllon e njohur kjo: Pushteti i mëparshëm serb i ka zhvendosur negociatat për Kosovën nga OKB-ja në BE”.Mirëpo, është e pavërtetë se LSDM erdhi në pushtet në vitin 2016. LSDM-ja e mori pushtetin ekzekutiv më 31.05.2017, kur Kuvendi votoi Qeverinë e parë të Zoran Zaevit.Gjithashtu, nuk është e vërtetë se LSDM-ja “i zhvendosi negociatat për emrin me Greqinë nga OKB-ja në BE”. Kontesti për emrin u zgjidh përmes negociatave shumëvjeçare të zhvilluara në kuadër të OKB-së. Prandaj, gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, i vetmi nënshkrues si dëshmitar është Metju Nimic, i dërguari personal i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, në përputhje me Rezolutat 817 dhe 845 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1993.Prandaj, është e rreme analogjia ndërmjet negociatave për kontestin e emrit dhe dialogut për Kosovën. Negociatat zyrtare për kontestin e emrit u zhvilluan në kuadër të OKB-së, ndërsa në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, BE-ja paraqitet si lehtësues ndërmjet palëve, gjë që u mirëprit me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të datës 09.09.2010.Rrjedhimisht, edhe pretendimin se LSDM-ja “i zhvendosi negociatat për emrin me Greqinë nga OKB në BE” mund të konsiderohet si dezinformatë.

Comments are closed.