21 views 46 sec 0 Comment

“Poligraf”: Kush transmetoi në mënyrë jokritike dezinformatat nga fjalimi i Putinit në Asamblenë Federale ruse?

- 06/03/2024

Më 29 shkurt 2024, disa portale transmetuan në mënyrë jokritike mesazhe propagandistike nga fjalimi i presidentit rus Putin në Asamblenë Federale.

Portali “Kumanovski muabeti” raportoi: “Putin: Rusia nuk do ta sulmojë Evropën”, ndërsa Infomax raportoi: “Putin: Pohimet se Rusia do të sulmojë Evropën janë budallallëqe të pastra”.

Këto portale nuk e cituan plotësisht deklaratën e Putinit të transmetuar nga Tass dhe Cargrad TV, në të cilën ai dezinformon se “Perëndimi provokoi konflikte në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe rajone të tjera të botës…”.

Mirëpo, Perëndimi nuk bëri agresion ndaj Ukrainës, e as nuk e provokoi konfliktin e fundit në Lindjen e Afërt, i cili filloi me sulmet e Hamasit. Me agresionin ndaj Ukrainës, e cila është vend evropian dhe anëtare e Këshillit të Evropës që nga viti 1995, Rusia tashmë ka sulmuar Evropën, gjë për të cilën Këshilli i Evropës e përjashtoi Rusinë nga anëtarësia.

Prandaj, pretendimin se “Rusia nuk do të sulmojë Evropën” mund të cilësohet si dezinformatë propagandistike. Për të mos u bërë shpërndarës të dezinformatave, mediat nuk duhet të transmetojnë deklarata politike pa bërë verifikimin e fakteve.

Comments are closed.