31 views 3 min 0 Comment

“Poligraf”: Cilat media botuan manipulime për vlerën e juanit dhe dollarit?

- 28/11/2023

Përveç në lajmet politike dhe sportive, dezinformata dhe manipulime ka edhe në lajmet për ekonominë dhe financat. I tillë është rasti me portalin antropol.mk, i cili më 20.11.2023 botoi titullin: “Vlera e dollarit në nivelin më të ulët – Vlera e juanit në nivelin më të lartë”, në të cilin manipulohet për vlerën e valutës kineze dhe amerikane.

Në titull nuk ka asnjë përcaktues kohor, kështu që lexuesit mund të konkludojnë logjikisht se “niveli më i ulët” për dollarin do të thotë se vlera e tij nuk ka qenë kurrë më e ulët,  si dhe se “niveli më i lartë” për juanin do të thotë se vlera e tij nuk ka qenë kurrë më e lartë.

Por, pretendimi nga titulli rrëzohet që në fjalinë e parë të tekstit: “Vlera e dollarit sot ka rrëshqitur në nivelin më të ulët në dy muajt e fundit”.

Teksti i “Antropol.mk” është marrë nga teksti i portalit “pari.mk” me titull: “Dollari rrëshqiti teposhtë, tani është më i dobëti kundrejt juanit kinez”, në të cilin gjithashtu nuk ka asnjë përcaktues kohor.

Mirëpo, nuk është e vërtetë që më 20 nëntor dollari ishte “më i dobëti kundrejt juanit kinez”, as nuk është i vërtetë pretendimi: “vlera e juanit në nivelin më të lartë”.

Siç shihet nga grafikët në Google Finance, vlera e dollarit kundrejt juanit ka ndryshuar gjatë 5 viteve të fundit, dhe ka pasur periudha kur vlera e juanit ka qenë më e lartë se në 20 nëntor 2023. Për shembull, në 5 vitet e fundit në tërësi, ka një rënie të vlerës së juanit kundrejt dollarit. Në 12 muajt e fundit – ka pasur rritje të juanit. Nëse shikohet vetëm viti 2023 – ka një rënie, e nëse shikohet vetëm muaji i fundit – ka një rritje të vlerës së juanit. Sidoqoftë, vlera e dollarit në 20 nëntor 2023 nuk është më e ulëta që është matur ndaj juanit në këto vite.

Mu për këtë, titujt pa përcaktues kohor të portaleve “Antropol.mk” dhe Pari.mk mund të vlerësohen si manipulues dhe propagandues. Qytetarët duhet të kenë kujdes me përmbajtje të tilla, sepse mund t’i shpien në konkluzione dhe veprime të gabuara që do t’u shkaktonin dëm financiar. Nëse ato botohen në media me ndikim, praktika botërore ka treguar se këso manipulimesh mund të shkaktojnë tronditje edhe në tregjet financiare.

Comments are closed.