28 views 2 min 0 Comment

“Poligraf”: Cilat media botuan fotografi të gabuar për të dyshuar për vrasjen e vogëlushes Danka?

- 17/04/2024

Edhe për rastin me vrasjen e vogëlushes Danka në Serbi, më tepër media në vend dhe rajon botuan shumë spekulime dhe informacione të gabuara.

Për shembull, më 4 prill 2024, disa media në vend botuan tituj se mediat në Serbi kanë botuar fotografi të të dyshuarve për vrasjen e Dankës. Agjencia “Makfaks” publikoi tekst për “vrasësin e dytë të Dankës”, të ilustruar me fotografi të një njeriu me xhaketë të zezë dhe të verdhë, ndërsa fotografia e njëjtë është botuar edhe në disa tekste të tjera në mediat maqedonase.

Mirëpo,  siç vunë në dukje kontrolluesit e fakteve nga “Vërtetmatësi” më 8 prill 2024, kjo është “Fotografi e njeriut të gabuar e botuar sikur të jetë nga i dyshuari për vrasjen e vogëlushes Danka”Në deklaratë për “Vërtetmatësin”, ai ka konfirmuar se fotografia e tij është keqpërdorur, se nuk është i dyshuar për vrasje por është publikuar gabimisht, dhe se po mendon vallë të padisë mediat për dëmin që i është shkaktuar.

Disa media serbe i kërkuan falje familjes për gabimin e paqëllimshëm dhe e kanë tërhequr fotografinë. Megjithatë, pjesa më e madhe e mediave maqedonase nuk e kanë tërhequr fotografinë e gabuar dhe nuk kanë kërkuar falje për gabimin.

Edhe ky rast tregon se mediat duhet të kontrollojnë jo vetëm informacionin, por edhe fotografitë, që të mos shkelin standardet gazetareske dhe të drejtat e njeriut. Përveç kësaj, është detyrim i tyre të kërkojnë falje për gabimet e bëra dhe të minimizojnë dëmin nga informatat e publikuara gabimisht.

Comments are closed.