31 views 3 min 0 Comment

“Poligraf”: Çfarë të pavërteta përhapi deputeti Kovaçki në Fejsbuk?

- 08/12/2023

Më 26.11.2023, më shumë portale botuan tituj për një postim të rrejshëm në Facebook faqen e deputetit të VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki. Për shembull, klasteri i lajmeve në time.mk fillon me titullin “Kovaçki vazhdon me lajmet e rreme: Koncertin e Lepa Brenës nga Sofja u përpoq ta prezantojë si sallën Boris Trajkovski në Shkup”.

Më shumë portale e botuan edhe fotografinë me mesazhin nga Kovaçki: “Për 54 tavolina dhe 500 karrige për ulje, Bujari do t’i paguajë donatorit partiak të BDI-së mbi një milion. Vjedhje ashiqare, pa ndalesë”.

Mirëpo, titulli i “Nezavisen” bën me dije se “Kovaçki akuzoi Osmanin për shpenzim të tepruar të parave me një fotografi të rreme”. Fotografia e postuar nga Kovaçki që shpërndahej në rrjetet sociale nuk është nga salla Boris Trajkovski ku u mbajt Samiti i OSBE-së, por nga salla Armeec në Sofje, para koncertit të Lepa Brenës dhe Dragana Mirkoviqit.

Më 26.11.2023, edhe vetë Kovaçki konfirmoi se kishte botuar një postim të tillë: “Pasi vura re se fotografia nuk ishte e vërteta, e fshiva menjëherë”, thuhet në postim. Por në vend që të kërkonte falje për manipulimin, Kovaçki në postim bëri akuza politike ndaj atyre që vunë në dukje publikimin e tij të rremë, duke pretenduar se paska “7 vite diktaturë politike”.

Mirëpo, në shtatë vitet e fundit, si Freedom House ashtu edhe The Economist në indekset e tyre kanë vërejtur përparim demokratik. Sipas Indeksit të Demokracisë në Botë të Economist, Maqedonia e Veriut nuk renditet më si “regjim hibrid”, por si një “demokraci me të meta”. Edhe në raportet e KE-së nuk vlerësohemi më si “shtet i kapur”, si para vitit 2016.

Thënë shkurt, pohimi i Kovaçkit për “7 vjet diktaturë politike” është po aq i pavërtetë sa fotografia për të cilën ai sugjeroi se ishte e sallës së samitit të OSBE-së. Edhe ky rast tregon se publiku nuk duhet të besojë në çdo gjë që botojnë politikanët, ndërsa mediat duhet të kontrollojnë deklaratat e tyre para se t’i transmetojnë në opinionin publik.

Comments are closed.