5 views 2 min 0 Comment

Poligraf: Botohet përsëri teori e vjetër konspiracioni se udhëtar në kohë ka filmuar me smartfon ndeshje të Tajsonit në 1995

- 01/11/2023

Një teori e vjetër konspiracioni për një udhëtar në kohë është shfaqur përsëri në mediat e vendit. Më 27.03.2023, disa portale botuan titullin: “Njeriu nga ardhmëria u kthye në vitin 1995 dhe filmoi ndeshjen e Tajsonit me telefon celular” .

Mirëpo, në tekst nuk jepen fare prova për këtë pretendim. Përkundrazi, në videon e vjetër 6 vjet thuhet se ndeshja me sa duket është regjistruar me një version të hershëm të kamkorderit.

Përndryshe, kjo teori e konspiracionit është popullarizuar në një video virale të postuar para shtatë viteve që ka mbi 8.8 milionë shikime, ku pretendohet: “Udhëtar i pashpjegueshëm në kohë shihet në ndeshjen e Majk Tajsonit!!!”.

Kjo video është shpërndarë edhe më herët në mediat maqedonase. Për shembull, në vitin 2016, Kanal 5 publikoi titullin: “Video që tronditi botën! Ndeshja e Majk Tajsonin e vitit 1995 e filmuar nga një njeri me smartfon? (video)” .

Por pretendimet se një udhëtar në kohë është parë në ndeshjen e Tajsonit, ose se ai ka filmuar me smartfon, janë zbuluar si të rreme që në vitin 2016 nga “Snopes”, një nga mediat më të vjetra që merren me verifikimin e fakteve.

Megjithatë, edhe pse është e përgënjeshtruar që moti, kjo teori e vjetër konspirative vazhdon të përhapet edhe sot. Fatkeqësisht, disa media, me lajme të tilla sensacionale dhe klikbejt, përpiqen të rrisin lexueshmërinë duke dezinformuar lexuesit e tyre. Prandaj, qytetarët duhet të kenë kujdes se çfarë klikojnë dhe çfarë lexojnë, dhe të mos lejojnë që të mashtrohen.

Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.