Home > PËR NE
0 views 3 min 0 Comment

PËR NE

- 01/11/2023

Misioni

Misioni i Shoqatës Qytetare INSTITUTI PËR MEDIA DHE ANALITIKË nga Shkupi – si shoqatë qytetare joqeveritare, jopartiake, e cila praktikon lirinë e shprehjes – është avancimi i demokracisë dhe sundimit të ligjit, avancimi i komunikimeve publike dhe të drejtave të njeriut, zhvillim i të menduarit kritik në media dhe më gjerë, promovimi i shkrim-leximit mediatik dhe gazetarisë etike, lufta kundër dezinformatave, gjuhës së urrejtjes dhe jotolerancës në media dhe në komunikimet publike, promovimi i pluralizmit kulturor në media dhe shoqëri, avancimi i standardeve profesionale në monitorim, hulumtime dhe në komunikimet publike.

Qëllimet

Shoqata qytetare INSTITUTI PËR MEDIA DHE ANALITIKE IMA nga Shkupi i realizon këto qëllime:

Promovimi i demokracisë, shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut dhe të drejtës së lirisë të shprehjes, e cila nënkupton shprehje të përgjegjshme në media dhe në publik që nuk cenon të drejtat e të tjerëve;

– Avancim i komunikimeve publike dhe i kulturës së komunikimit në media dhe në rrjetet sociale;

– Zhvillimi i të menduarit kritik dhe debatit në media dhe më gjerë, për tema me interes më të gjerë publik dhe shoqëror;

– Promovimi i shkrim-leximit mediatik (edukimit mediatik), gazetarisë profesionale dhe etike, si dhe kulturës së komunikimit etik në mediat sociale;

– Monitorim, analizë, rekomandime dhe aksione kundër dezinformatave, gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në media dhe në rrjetet sociale;

– Monitorimi, analiza, rekomandime dhe aksione në rastet e shkeljeve të të drejtave tjera të njeriut në fushën e komunikimit publik;

– Promovimi i pluralizmit kulturor, respektimi i dallimeve dhe interkulturalizmit në media dhe shoqëri;

– Promovimi dhe avancimi i standardeve profesionale dhe avancimi i mjeteve për monitorim mediatik dhe analizë të mediave;

– Krijimi i mjeteve mediatike për komunikim publik, të cilat do të avancojnë kulturën e komunikimit pa gjuhë të urrejtjes, diskriminim, dhunë dhe ndikime të dëmshme të propagandës dhe do të forcojnë zërin e viktimave të të drejtave të njeriut në komunikimet publike;

– Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe të drejtën e lirisë së shprehjes pa gjuhë të urrejtjes, diskriminim, dhunë dhe ndikime të dëmshme të propagandës si dhe shkeljeve tjera të të drejtave të njeriut në komunikimet publike;

Comments are closed.