41 views 3 min 0 Comment

Nimanbegu: Dikush jashtë Malit të Zi, ka gisht në formimin e qeverisjes së re

- 01/11/2023

Pas dorëheqjes si deputet në Malin e Zi, Genci Nimanbegu ka deklaruar në një lidhje me Skype për emisionin “Real Story”, se dikush nga jashtë Malit të Zi ka gishta në formimin e qeverisjes së re.

“Të them të drejtën, unë këto ditë pas dorëheqjes jam duke dëshmuar një falenderim të madh të votuesve shqiptarë të cilët të shumtë në numër, më falenderojnë për këtë gjestin tim. Si duket elitat politike shumë shpesh shkëputen nga interesat e popullit dhe ndoshta në liberizmin e tyre të tepruar shohin vetëm rrugët e shpejta, por këto rrugë të shpejta në këtë qeveri janë një rrezik. Do dëshiroja që të dal për mirë, por jam i sigurt që do të dal për shpejt për arsye se në mesin e tyre janë si shtylla, si subjekte politike, asnjëri prej tyre nuk ka votuar për anëtarësimin në NATO. Unë isha në emër të shqiptarëve në vitin 2017 që kam votuar. Unë jam i sigurt që dikush nga jashtë Malit të Zi ka gishta të përzierë për formimin e kësaj qeverie”.

Më tej, Nimanbegu theksoi se shumë votues janë zhgënjyer që ai dha dorëheqjen nga posti i deputetit, por që ky është një veprim i tij politik që dëshmon se diçka po shkon gabim.

“T’ja lëmë kohës që të shohi rezultatet e kësaj pjesëmarrje në këtë lloj qeverisje. Mesazhet e miqve tanë kanë qene shumë të qarta dhe të Europës dhe të Amerikanëve, posaçërisht të dy shteteve tona në kontaktet që i kishim duhet të rikonsiderohej një llojë i kësaj pjesëmarrja dhe çdo këshillë të mirë të miqve çdokush duhet ta mbaj për vete. Unë nuk jam analist politik, jam kryetar i një subjekti politik, i cili kam dhënë dorëheqjen nga posti i deputetit. E di që dhe shumë nga votuesit e mi, më kontaktojnë dhe janë të zhgënjyer për arsye se ishin të kënaqur në përfaqësimin për shumë vite. Por ky është veprimi im politik që t’i dëshmohet dhe publikut dhe votuesit tonë, që ky është gabim”.

Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.